BRUKSEL- Zyra e Prokurorit federal të Belgjikës ka paralajmëruar sot se mund të ndodhë një sulm i ri terrorist më 15 janar, një vit pas sulmit të parandaluar në qytetin Vervjeu në lindje të vendit.

“Ekziston rreziku që dikush do të përpiqet të kryejë sulme në vendin tonë më 15 janar”, ka deklaruar prokurori federal Frederik van Leuven.

Një grup i islamistëve, të cilët kishin luftuar në Siri përkrah xhihadistëve të Shtetit Islamik, kishin planifikuar të kryejnë sulme ndaj policëve më 15 janar të vitit të kaluar në qytetin belg Vervjeu.

Gjatë një aksioni policor, kishin mbetur të vrarë dy persona, kurse ishte arrestuar edhe një i dyshuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: