Zyrtarë të lartë të ushtrisë së Koresë së Jugut, kanë njoftuar këtë të martë se kanë arrestuar një shtetas të Koresë së Veriut, i cili sipas tyre ka kaluar fshehurazi kufirin.

Agjencia e lajmeve Reuters, shkruan se shtetasi koreano-verior është pikasur në orët e para të mëngjesit në afërsi të pikës lindore të kontrollit. Deri më tani sipas kësaj mediaje, ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij. Arratisja në fjalë mund të konsiderohet si diçka shumë e rrallë, pasi kufizimet e hekurta që ka vendosur Koreja e Veriut gjatë kësaj periudhe pandemie, e kanë bërë thuajse të pamundur çdo tentativë.

Ministri për Bashkim i Koresë së Jugut, Li-Digi-Dgong, ka konfirmuar se gjatë vitit 2020 rreth 200 koreano-veriorë kanë kaluar kufirin dhe janë vendosur në Korenë e Jugut. Sipas tij, kjo shifër është 80 për qind më pak krahasuar me vitin 2019.

Kujtojmë se rreth një muaj më parë, edhe ambasadori i përkohshëm i Koresë së Veriut në Kuvajt, Ryu Hyun-woo u arratis nga vendi. Ai u zhvendos në Korenë e Jugut dhe nga atje deklaroi se lideri suprem Kim Jong-un nuk heq lehtë dorë nga arsenali i tij bërthamorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb