KUKËS- Hidrocentrali i Lapajt në Kukës është qëlluar sot me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Sipas të dhënave zyrtare, ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa policia është njoftuar nga një prej rojeve të cilët punojnë në HEC-in “Lapaj”.

Mësohet se transformatori i nënstacionit elektrik është qëlluar 12 herë me armë, duke dalë jashtë funksionit.

“Më datë 31.05.2018, në orët e para të mëngjesit, në sallën operative të DPV Kukës, përgjegjësi i rojeve në HEC-in ‘Lapaj’ ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, ku kanë konstatuar se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të transformatorit të nënstacionit elektrik, duke e nxjerrë jashtë funksionit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 gëzhoja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”, njofton Policia e Kukësit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb