TIRANE

Vogëlushi Alaron bëni dje 5 muaj dhe mami Aurela ka vendosur ta urojë publikisht duke publikuar disa foto të tij gjatë këtyre muajve edhe pse duke ia mbuluar fytyrën.

Një prej tyre është shkëputur nga salla e lindjes, e të tjerë nga momentet e ëmbla nënë e bir, një pjesë e mirë në udhëtime me makinë. “Alaron është 5 muajsh. Të dua engjëll”, shkruan Aurela.

Kjo festë i gjeti në Shqipëri dhe kjo duket qartë nga fotot e publikuara diku në veri të vendit, mes malit dhe natyrës. Një tortë dhe ca tullumbace mjaftuan për të festuar edhe këtë ditëlindje të të voglit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb