Nga: Basir Çollaku
Alban Beshiri, është nga Tirana dhe jeton prej 17 vitesh në Londër. Është me pasaportë britanike, një qytetar anglez prej afro dy dekadash. Ai rrëfen sorollatjet e drejtësisë në Shqipëri, dhunën e policisë, përpjekjen për të ngritur akuza më dokumente false, kanosjet e personave të inkriminuar me lidhje me pushtetin, si dhe episode sipas tij, të trafikut të vizave britanike në Tiranë. Ndër të tjera ai shton se ka dijeni për miq të tij që kanë paguar mijëra euro për të marrë viza. Këto kallzime, ai i ka bërë edhe në Minsitrinë e Jashtme Angleze, ku i kanë kërkuar dokumentacion e të dhëna dhe kanë shqyrtuar e investiguar denoncimin konkret.

Intervista me Alban Beshirin, është bërë jashtë Shqipërisë.
Alban Beshiri, prej 17 vitesh me pasaportë britanike, rrëfen dhunën dhe sorollatjet e drejtësisë. Dhuna në polici, akuza për tritolvënie me dokumenta false, përpjekje e mjekut për të falsifikuar raportin e mjekimit, sikur nuk më kishin goditur

Ju jeni person në kërkim ndonëse keni kryer një dënim në Shqipëri, përse jeni ende në kërkim në Shqipëri?
Unë kam pasur një denoncim nga ish-bashkëshortja ime dhe kam kryer një dënim në Shqipëri, kam bërë tre javë burg, tre muaj arrest shtëpie edhe pastaj pesë ditë të tjera, sepse nuk ishin llogaritur mirë ditët e dënimit nga prokuroria dhe gjykata. Këto pas ankesës që kam bërë te Prokurori i Tiranës, i cili më përgjigjet se vepra juaj është pjesë e amnistisë dhe ju keni edhe pesë ditë burg për të kryer. U ktheva në Shqipëri dhe bëra ato pesë ditë burg siç më kishte thënë prokuroria. Kështu do të dilja nga burgu me 16 dhjetor të vitit 2014

Dolët?
Jo. Nuk dola. Na ndodhi një problem. Unë kam qenë në komisariatin nr 6 në Tiranë. Ndodhën shumë probleme por po kujtoj njërin prej tyre. Kishim një burrë të vjetër në qeli, ai pati probleme me shëndetin, i ra si tip infrakti dhe unë u mundova ta ndihmoj, u përpoqa, u thashë policëve merreni ndihmojeni se po vdes. ndërsa ata qeshnin e zgërdhiheshin. Më në fund pas 30 minutash e kapën zvarrë për këmbësh dhe e hodhën në një makinë policie dhe e dërguan në spital.

Në ç’kushte ishit në qeli?
Kushtet ishin të tmerrshme, po flinim në tokë, as krevat, as batanije, shiu binte komplet brenda, pa dritare, ishte tmerr.

Kërkuat t’ju ndërrojnë diku tjetër ose përmirësojnë ndonjë kusht?

Po kërkova qe të na çonin në një qeli ku mund të rrijë normalisht dhe të kaloja ato ditë sipas vendimit të gjykatës dhe prokurorisë. Por ata më thanë pusho, rri urtë dhe asnjë lloj reagimi tjetër. Rreth orës 21:00 të darkës kanë ardhur tre persona nga Avokati i Popullit,
Përse kishin ardhur?

Ata kishin ardhur për çështjen e atij burrit të vjetër, që i ra infarkt dhe u futen në qeli, Unë u ankova duke ju thënë se e shikoni ku jemi, ku do të ulemi, ku do të flemë. Njëri nga ata, një grua, më tha se do të largoheni shumë shpejt nga këtu, por do të prisni pak. Ata shkuan të flisnin me drejtuesit e policisë në atë komisariat ku ne ndodheshim, duke ju thënë atyre se këtu nuk jetojnë dot kafshët, jo njerëzit, ndaj duhet ti largoni prej aty. Sidomos këtë që është me pasaportë britanike, se mund të vijnë përfaqësues të ambasadës dhe nëse e shohin në këtë lloj qelie..
Ju jeni me pasaportë britanike?

Po.
Prej sa vitesh?
Kam 17 vjet që jetoj në Angli.
Dhe sa herë ktheheni në Shqipëri shpalleni në kërkim?

Po. Është vërtet e çuditshme.
Po si reagoi policia pas kërkesës së përfaqësuesve të Avokatit të Popullit?
Ato pas asaj bisede u larguan. Në ora 10:00 të mbrëmjes u ndërrua turni i policëve. Kërkova sërish që të na ndihmonin me ndonjë batanije, apo diçka ku të shtriheshim. Po ngrinim mga të ftohtit dhe i thashë rojës së shërbimit se ne na kanë thënë se do tju lëvizim prej këtu për në ndonjë qeli tjetër, se këtu është tmerr, a ka mundësi të na çoni. Nuk i ndjej fare gishtat e këmbëve po vdesim nga të ftohtët. Ose na sillni ndonjë furnelë apo ndonjë mjet ngrohës.

Si reagoi?
Nisëm të grindeshim me fjalë. Në ato momente po shkëmbenim fjalë me nerva dhe po shanim të dy. Unë i thashë qeveri ordinere, shtet ordiner dhe ashtu i tronditur i dhashë gojës. Në atë moment hapet dera dhe njëri nga personat që hynë brenda më qëlloi me shpullë ndërsa personi tjetër më gjuajti me grusht në kokë. Më qëlloi fort në kokë sa i hëngër krahu dhe unë u mbështeta në mur nuk shikoja më asgjë. Për afro tre minuta nuk po shihja asgjë ngela i bllokuar fare.

E dini kush janë këto policë që kanë ushtruar dhunë ndaj jush në komisariat?
Nga sa unë kam marrë vesh pastaj edhe nga familjarët e mi, njëri e ka emrin Sinan Kryeziu, ndërsa tjetri, Vahid Bekteshi.

Ç’ndodhi pasi ju goditën?
U kërkova të më dërgonin në spital, sepse kisha dhimbje koke. Më thanë se do të të çojmë por do të presësh pak, por nuk ndodhi asgjë.
Kaluat natën aty edhe pas ushtrimit të dhunës?
Po po, aty. Pa batanije pa asgjë, shtrirë në tokë. Kur jam çuar në ora katër apo pesë e mëngjesit isha ngritë krejt nuk lëvizja dot. Isha bërë sikur të më kishin futur në një frigorifer. Muret nxirrnin avull.

Erdhi njeri t’ju shohë?
Jo jo. Mua më mbajtën aty. Rreth orës gjashtë të mëngjesit ndërrua sërish turni dhe unë kërkova përsëri të shkoj në spital sepse kisha shumë dhimbje koke po përsëri nuk me dërguan.

Kujt i thatë?
Atij personi që ishte roje i qelisë. Ai mu përgjigj se detyra e tij ishte të vinte në dijeni dhe sipas asaj që më tha ai, kishte lajmëruar shefin e komisariati dhe po prisnin. Nuk erdhi askush. Kërkova të shkoj në tualet dhe erdhi njëri nga ata që më qëlluan. Njërin nuk e njoh edhe sot si fytyre sepse ishte me maskë kur hyri ë qeli dhe më qëlloi me grusht në kokë. Ai tjetri më kërkoi falje por unë nuk i dhashë asnjë lloj përgjigje.

Prapë nuk ju dhanë ndihmë?
Aspak. Kishin ardhur të gjithë në punë dhe më shikonin se isha dhunuar. Aty pashë një oficer policie që ka qenë në Vorë. Osman Fuçia. Ai u bërtit policëve dhe ju tha merrni urgjent mjekun, ose ambulancën për ta dërguar në

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: