TIRANË- Edhe në këtë sezon tradita e “Top Show Magazine” ka vazhduar. Puntata ku drejtuesi Alban Dudushi flet për personazhe të njohur të showbiz-it dhe i fton ata në studio ka rifilluar me disa ndryshime. Transmetimi është spostuar nga dita e enjte në të premte, në “prime-time”. Veç kësaj është ndryshuar dhe njëra prej opinionisteve të përhershme të studios.

Iva Tiço është larguar dhe vendin e saj e ka zënë Bieta Sulo, njëherësh edhe kryeredaktore e “Top Show”. E veçanta është se Bieta ka në të njëjtën kohë edhe statusin e bashkëjetueses së Alban Dudushit. Prej disa vitesh ata janë në një lidhje dashurie të lumtur, e bërë tashmë publike prej kohësh.

Megjithëse Bieta është në krye të stafit të “Top Show”-t për disa sezone me radhë, vetëm sivjet ajo vendosi të shfaqej përpara ekranit, duke komentuar apo edhe ngacmuar personazhet e ftuar në studio. Më herët kjo detyrë ishte e Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut të cilat u larguan gjatë shtatzënisë, për t’u rikthyer në të njëjtin rol në një tjetër ekran. Sivjet ato janë opinioniste të “Dancing With The Stars”.

 

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: