Aventura e Alban Mehas në Gjermani po vazhdon më së miri. Mesfushori shqiptar që luan me ekipin e Elversberg në Regianoliga po tregon formë të mirë.

Skuadra e tij luajti këtë javë ndeshjen përballë skuadrës së FSV Frankfurt duke barazuar me rezultatin 1-1.

Golin e vetëm për Elversberg e shënoi nga goditja e dënimit Alban Meha i cili ka gëzuar tifozët e skuadrës së tij. 32-vjeçari u rikthye në Gjermani pas një aventure që kaloi te Al-Faisali në Jordani.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb