NGA: GERILINA KODHELI*
“A më do” është një nga këngët më të dëgjua ra të momentit dhe ajo që i dha hov karrierës së re të Alban Ramosajt. Këngëtari u bë i njohur për audiencën shqiptare pas pjesëmarrjes në “X Factor” dhe “The Voice”, dy “talentshow” në të cilët nuk arriti në finale, por pavarësisht kësaj, Albani arriti të rrëmbejë zemrat e të gjithëve, me stilin e tij unik dhe para qitjen prej djaloshi simpatik. “Ndjehem i shpërblyer për punën e palodhshme, i lumtur dhe i frymëzuar për të punuar më fort”, tregon këngëtari, i cili beson se ajo që e bën kaq shumë të adhuruar nga fansat është fakti se është vetvetja dhe “nuk shtiret për të shitur”. Më shumë detaje rreth projektit të tij të radhës, arritjeve të deritanishme, por edhe të jetës së tij private, këngëtari na i zbulon në këtë intervistë për “VIP Pages”. Alban, prej disa javësh tashmë kënga jote është një nga më të dëgjuarat e momentit.

Si ndjehesh për këtë?
I shpërblyer për punën e palodhshme, i lumtur dhe i frymëzuar për të punuar më fort!

E prisje kaq shumë sukses?
Më fakt nuk isha fort i sigurt çfarë të prisja, kënga është origjinale dhe totalisht diçka e re për tregun në shumë aspekte. Nuk ishte primare suksesi në një sens, e bëj muzikën sepse jam unë, është çelësi i lumturisë sime. Edhe pse në treg ke vetëm dy videoklipe, emri yt lakohet çdo ditë e më shumë.

Çfarë beson se të bën kaq shumë të veçantë?
Cilësi mbi sasi. Sepse jam vetja ime mbase? Nuk shtirem për të shitur? (qesh)

Beson se pamja fizike të ka ndihmuar në karrierë?

Natyrisht, pamja fizike ndihmon përgjithësisht në çdo lloj profesioni dhe jo vetëm në këngë… Në klipin “A më do” disa skena janë mjaft ngacmuese dhe në fakt përpara lançimit të tij publikove disa imazhe nudo. Ishin fotot e tua? Ishin foto për të krijuar idenë bazë të videoklipit, ishin përdor për t’i shpjeguar produksionit të videos se çfarë stili doja të kishte videoja. Dhe i falënderoj për punën e shkëlqyer që kanë bërë.

Do pozoje nudo për hir të karrierës?
Nuk do them jo, sepse se di çfarë dua të bëj në të ardhmen.

Aktualisht çfarë je duke punuar? Kur do të lançohet kënga e radhës?

Jam duke punuar me një projekt pak më ndryshe nga ato që jeni mësuar të shihni/dëgjoni në industrinë tonë, projekti quhet “Hiraeth”. “Hieaeth” do të thotë mall për një shtëpi në të cilën nuk mund të kthehesh kurrë më, një shtëpi që mbase nuk ka ekzistuar kurrë, një lloj nostalgjie, një vuajtje për momentet e humbura që jetojnë në të shkuarën. Gjithmonë më pëlqen të luaj me metafora si në tekste, si në videoklipe. Gjithmonë duke u bazuar në jetën time.

Është më shumë favorizuese, apo pengues fakti që në familjen tënde ka shumë këngëtarë?
Çdo gjë ka të mirën dhe të keqen e vet, sigurisht dhe fakti që familja ime është e mbushur me artistë, por për fat të mirë ka një disbalancë, mbizotërojnë të mirat falë Zotit.

I je trembur mendimit se njerëzit mund të të gjykonin?
Njerëzit atë punë kanë, paragjykojnë pa marr parasysh se çfarë ti bën. Fundja dhe unë dhe ti paragjykojmë në një pikë të caktuar. Ideja është që unë këtë që bëj parimisht e bëj se më pëlqen dhe më vjen natyrshëm. Dukesh djalë i guximshëm.

Cilat janë limitet e tua, çfarë nuk do bëje kurrë?
Çdokush nga ne është i pafund në sensin që jemi universe të manifestuar në trupa, limitet tona janë vetëm ato që i vendosim vetes, por gjithmonë veprohet në norma joimorale.

Flirtet? Më mirë një këngëtare, aktore, modele, apo vajzë e thjeshtë?
Pse? Nuk ka lidhje profesioni, dashurohemi pas njeriut dhe shpirtit. Të paktën unë nuk jam njeri materialist, jam shumë shpirtëror.

Aktualisht je i dashuruar?
Nuk më mungon kurrë dhe nuk resht kurrë së dashuruari. Çfarë nuk do t’i falje kurrë një femre? Është shumë personale, nuk kam dëshirë të publikoj këndvështrimin tim ndaj kësaj teme.

Cilën pjesë të trupit adhuron te vetja? Po te femrat?
Fjalë e madhe adhuroj.

Si ndjehesh kur të krahasojnë me Justin Bieber? Cili është artisti që të frymëzon?
Është hera e parë që po e dëgjoj këtë krahasim, por faleminderit, s’është aspak gjë e keqe. Inspirohem nga veprimet më shumë se sa nga njerëzit.
(ed.me/vippages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: