TIRANE

Alban Ramosaj ka përjetuar tmerrin gjatë një fluturimi me avion. Këngëtari publikoi disa statuse ku tregonte se avioni nuk është ulur në momentin e duhur për shkak të disa problemeve dhe në njërin nga krahët e tij kishte filluar të dilte tym. Duke menduar më të keqen, Albani i ka dërguar të motrës, Beatrixit, passëord-et në rrjete sociale dhe pinin e llogarisë bankare.

“Sapo përjetova një fluturim ku pajisjet e uljes nuk do të vendoseshin dhe kur ata e bënë pak para se të preknim tokën ne u detyruam të ngriheshim përsëri për shkak të një avioni tjetër në korsi dhe sikur të mos mjaftonte kjo, nga krahu i djathtë filloi të dilte tym.

Gjithashtu, teksa ishim afër tokës i dërgova motrës sime gjithë kodet e mia, password-et dhe pinin e bankës. Tani do t’i fshij të gjithë mesazhet”, shkruan Albani teksa me postimin e rradhës ka treguar se ka arritur shëndoshë e mirë në shtëpi.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: