NGA GERILINA KODHELI

Me stilin e tij unik dhe para qitjen prej djaloshi simpa tik, Alban Ramosaj ka arritur të evidentohet shpejt në tregun e muzikës shqiptare. Këngëtari i ri ka lançuar disa këngë të suksesshme, të cilat janë dëgjuar e komentuar gjatë. E teksa ka përmbyllur një verë impenjative me klipe e koncerte, tashmë Albani rikthehet në vëmendje, por në një dimension të ri, atë të kërcimtarit.

“Kërcimi me muzikën janë motër e vëlla, si mund të më vijë keq kur mua më jepet mundësia të zhvilloj veten më shumë artistikisht”, tregon Ramosaj për “Summer Pages”, teksa cilëson se pjesëmarrja e tij në “Dance with me” është si një lojë, ku fitues del ai që argëtohet më shumë.

“Pretendimet e mia janë të kënaqem, të argëtoj shikuesit dhe të kem një eksperiencë të bukur në jetë si kjo”, thotë këngëtari, i cili na rrëfen edhe për raportin e tij me Bora Zemanin dhe vajzat me të cilat flirton.

Alban vjen në rolin e balerinit në “Dance with me”. Ke eksperienca në këtë fushë, apo është një sfidë për ty?
Jam i lumtur që më vjen mundësia të shfaq dhe talente të tjera të miat. Nuk kam eksperiencë profesionale në kërcim, kërcej për qejf në club-e, në dush dhe në dhomë kur e mbyll me çelës (qesh).

Si po shkojnë provat deri tani, si e ndjen veten në këtë fushë?
Po shkojnë shumë mirë, jam duke e shijuar pa fund, çdo sekondë. Janë shumë artistë pjesë e këtij spektakli.

Keni nisur ta ndjeni garën dhe konkurrencën që tani?
Është një lojë, të fituar janë ata që kënaqen.

Partnerja jote është Bora Zemani. Keni arritur të përshtateni? Çfarë raporti keni bashkë?
Që në momentet e para (qesh). Kemi kimi shumë të mirë bashkë dhe jemi shumë shokë.

E dinit që Bora këndon?
(Qesh)

Ti personalisht çfarë pretendimesh ke për këtë garë?
Të kënaqem, të argëtoj shikuesit dhe të kem një eksperiencë të bukur në jetë si kjo.

Të pengon “Dance with me” për karrierën në muzikë? Të vjen keq për këtë?
Aspak, kërcimi me muzikën janë motër e vëlla, si mund të më vijë keq kur mua më jepet mundësia të zhvilloj veten më shumë artistikisht.

Kur do publikohet kënga jote e re?
Shumë, shumë shpejt. Kam disa që po i punoj përnjëherë.

Do lançohen një e nga një, sa t’u vijë koha. Me siguri vajzat çmenden pas teje. Ke të dashur?
Jetën private kam dëshirë ta mbaj të tillë.

Je natyrë që flirton me çdo vajzë, apo kërkon vajzën e duhur?
E lë rrjedhën e çdo gjëje të kalojë në trajektoren e saj, nuk mundohem të kontrolloj se çfarë më vjen në jetë. Që dua të them, nuk ekziston vajza e duhur, krijohet në bashkërrugëtim.

Cila është aventura më e çmendur që ke bërë gjatë kësaj vere?
Varet nga çfarë ju quani të çmendur.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: