Shumë këngëtarë po shfrytëzojnë rrjetet sociale, për të realizuar koncerte nga shtëpia për fansat e tyre duke u përshtatur me situatën e pandemisë.


Këtë herë është Alban Skënderaj, i cili do të mbajë një koncert për fansat e tij në një koncert live nga shtëpia

Ishte vet Albani ai që e ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi në Instagram, ku ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, për nder të “Ditës së Evropës”.

“Te shtunen, me date 9 maj, ora 19:00 per “Diten e Europes“ ne bashkepunim me Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqiperi do kem kenaqesine te kendoj per ju LIVE nga oborri i shtepise time. Do jem vetem me nje kitare por me shume zemer, pasion e dashuri per ju. Te festojme, kujtojme dhe ngreme lart vlerat europiane qe na bashkojne! Do te trasmetohet ne faqen facebook “European Union in Albania“ dhe gjithashtu ne faqen time” (sic.), ka shkruar këngëtari në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb