Një muaj pasi Kuvendi i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të shqyrtojë të dhënat në lidhje me mospërputhjen e kushteve të zgjedhshmërisë në detyrë për Alban Toron, KLGJ nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë çështje, duke cënuar kështu ecurinë e fuksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm të reformës në drejtësi.

Me 23 nëntor të këtij viti kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i përcolli praktikën për veprime të mëtejshme KLGJ-së mbi Alban Toron. Nga një ivestigim i televizionit News24 rezultoi se Alban Toro ka mashtruar Kuvendin në lidhje me të dhënat e tij personale, gjatë procesit të emërimit të tij si anëtar i KLGJ.

Alban Toro është një nga 11 anëtarët e KLGJ-së, i cili vjen nga radhët e avokatisë. Si i tillë ai duhet të mbante mbi supe një eksperiencë të paktën 10-vjeçare pa ndërprerje si avokat. Këtë kriter, Alban Toro nuk e përmbush.

Gjatë periudhës 2010-2018, Alban Toro e ka pezulluar 3 herë aktivitetin e tij si avokat. Këto janë të dhëna të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Toro jo vetëm që ka shkelur kriterin e 10 viteve punë pa ndërpreje, por këtë të dhënë ai ia ka mbajtur të fshehtë Kuvendit. Mashtrimi me të dhënat personale nuk shtë situatë e re me organet e reja të drejtesisë. Ish-anëtari i Kolegjit të Posacëm të Apelimit, Luan Daci u zbulua se kishte fshehur të dhënat e tij personale, të cilat binin ndesh me kriteret e kërkuara për emërimin e tij në detyrë.

Por nëse në rastin e Dacit u veprua, duke e pezulluar nga detyra dhe duke i hapur rrugë procedimit penal, për Alban Toron nuk është bërë asgjë edhe pse ai është në të njëjtat kushte, duke mashtruar Kuvendin mbi kriteret e kërkuara për zgjedhjen e tij si anëtar i KLGJ-së.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë e ka për detyrë shqyrtimin e të dhënave në lidhje me mospërputhjen e kushteve të zgjedhjes në detyrë për Alban Toron. Shkeljet jane aty, por KLGJ ende s’ka vepruar. Sipas kryetarit të komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka për detyrë kushtetuese shqyrtimin e çështjes dhe duhet të verifikojë të dhënat e prezantuara nga zoti Toro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb