TIRANË

Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion i është drejtuar përmes një shkrese Këshillit të Lartë Gjyqësor si edhe Inspektoriatit të Lartë të drejtësisë, ku kërkojnë marrjen e masave deri në pezullim, si anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqsor për Alban Toron, i akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe deklarim të pavërtetë.

Në shkresë, e cila mban firmën e kryetarit të kësaj shoqate, avokat Ndue Pjetra thuhet se hulumtimet lidhur me emërimin në detyrë të Alban Toros kanë nisur në bazë të ankimeve të shumta, që kanë krijuar bindjen se zgjedhja e tij lë vend për dyshime, ku është shkelur rëndë procedura e zgjedhjes së tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë Pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për fillimin e hetimit ndaj anëtarit të KLGJ, Alban Toro, i dyshuar për falsifikim dokumentesh.

“Në kushtet kur nga Gjykata është urdhëruar regjistrimi i procedimit penal sipas kallëzimit e shikojmë të arsyeshme pezullimin nga detyra të shtetasit Alban Toro deri në përfundimin e hetimeve pasi vendimet që do merren prej tij në kuadër të ushtrimit të detyrës mund të cënojnë interesat e gjyqtarëve në vendimmarrje sipas ligjit të Këshillit të Lartë Gjyqësor”- shkruhet në shkresën e shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion drejtuar dy institucioneve të reja të drejtësisë.

Alban Torro dyshohet se ka dorëzuar dokumete të falsifikuara për tu përzgjedhur anëtar i klgj. Sipas ligjit, anëtari i KLGJ duhet të ketë 10 vite pune avokat pa ndërprerje, por nga faktet e publikuara ne media, rezulton se Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin.

Duke iu referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se Alban Toro nga data 02 Mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat për afro 1 vit e gjysmë, por kjo nuk është pasqyruar në dokumentet qe ai i ka dorezuar kuvendit te shqiperi kur aplikoi per detyren e anetarit te KLGJ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb