Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi e ftuar në studion e lajmeve në News 24, deklaroi se nuk ka frikë nga pandemia e COVID 19, por nga pandemia ekonomike dhe politike që e ka pasuar atë në vendin tonë.

“Nuk kam frikë nga një pandemi, nga një virus, por nga pandemia ekonomike dhe politike që po mbjellë Rama. Ky po është virusi më i keq që duhet ndalur”.

Vokshi tha se kishte pritshmëri të madhe që për cështjen e teatrit të kishte reagim nga të gjitha ambasadat e vendeve të BE,së, por shtoi se shumica e institucioneve ndërkombëtare reaguan fuqishëm.

“Rëndësi ka që KE reagoi menjeherë, qeveria e BE po ashtu, ambasada e Britanisë së Madhe reagoi, megjithatë pritshëmria ime si qytetare që votoi që Shqipëria të jetë pjesë e Europës që të integrohet në Europë, sigurisht që prisnim reagim nga të gjitha ambasadat e BE, për të folur për të drejtat kushtetuese të dhunuara, për artistë që kanë qënë duke mbrojtur shtëpitë e tyre”,- tha Vokshi.

Vokshi ndër të tjera shtoi se: “Vendimi i Edi Ramës është antikombëtar, ndaj është emergjencë kombëtare largimi i tij. Cdo ditë me të është një ditë larg Europës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: