Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme një kallëzim për Vilma Nushin.

SPAK bën me dije se është regjistruar procedimi penal me Nr. 122, viti 2020, ndërsa BalkanWeb mëson se padia është bërë në lidhje me koncesionin e “Check up-it”.

Megjithatë Prokuroria e Posaçme nuk ka pranuar të ndajë më shumë informacione, pasi kjo çështje është në fazë hetimore.

6f7fb68d 136e 4563 A3c0 Bcdc87fd1394
6f7fb68d 136e 4563 A3c0 Bcdc87fd1394

Ndërkohë, paralelisht me hetimet e SPAK, në GJKKO vijon procesi mes Albana Vokshit dhe Vilma Nushit ku sipërmarrësja ka paditur për shpifje deputeten demokrate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb