Kandidatja për deputete e PD, Albana Vokshi ka denoncuar nga njësia nr.9 në Tiranë se qeveria e ka thyer heshtjen zgjedhore.

Vokshi thotë se në mesnatë tek njësia nr.9 është hedhur asfalt fshehurazi për qëllime elektorale.

Ajo thotë se qytetarët e refuzojnë politikën mashtruese të Ramës, dhe të dielën do të votojnë nr.9 për ndryshimin.

 

‘’Para disa ditësh kam qenë në këtë rrugë dhe kam denoncuar për infrastrukturën e rrënuar. Ashtu si një pjesë e mirë e rrugëve të Tiranës, edhe kjo rrugë vuan prej 8 vitesh mungesë infrastrukture, kanalizimesh, pa ndriçim, pa shërbim nga Bashkia që ka vjelur taksat e qytetarëve kaq vite.

Kur filloi dita e fundit që është heshtje zgjedhore, Veliaj Manastirliu dhe Rama nuk e kanë heshjte. Siç e kemi denoncuar pas mesnate kanë bërë krim elektoral, pra asfalt elektoral. Përveç një truku për t’i bërë budallenj qytetarët e Tiranës, duhet hetuar nga SPAK. E kemi denoncuar në SPAK këtë krim, por edhe heshtje. Është mashtrim, asfalt elektoral, pa asnjë të dhënë, mungesë total transparence, refuzojeni këtë mashtrim, propagandë, fasadë, mbas kësaj fasade ekziston mjerimi. Mbylljani derën kësaj fasade, sepse pastaj është mjerimi. Votoni masivisht nesër, për t’ja mbyllur derën këtij mashtrimi, votoni masivisht nr.9.’’- tha Vokshi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb