TIRANË

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se liria e shtypit në Shqipëri ndodhet nën kthetrat e diktatorit. Me një reagim në “Facebook”,Vokshi shprehet se 82 për qind e gazetarëve nuk kanë të ardhme në Shqipëri.

Ajo ndërkohë sulmon ashpër edhe kreun e ekzekutivit, teksa shton se prej tij nuk kishte asnjë mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Sipas saj, qeverisja e Edi Ramës ka kërcënuar dhjetëra gazetarë dhe një pjesë e tyre kanë zgjedhur të largohen përfundimisht nga Shqipëria.

Postimi në Facebook:

3 Maj- Liria e Shtypit në Shqipëri në kthetrat e diktatorit!

Asnjë mesazh sot nga diktatori i lirisë së shtypit.

Nën qeverisjen e tij:
– dhjetëra gazetarë të larguar nga Shqipëria,
– dhjetëra të tjerë të sulmuar, kërcënuar me jetë e
të përndjekur.
– të tjerë gazetarë të paditur e kërcënuar edhe me burg nga Kryeministri vetëm pse denoncuan lidhjet e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij me krimin e organizuar.

Referuar Indeksit të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, mbi 80 përqind e gazetarëve në Shqipëri nuk kanë siguri për të ardhmen e tyre.

Shqipëria humbi 7 vende dhe në raport klasifikohet problematikenpër lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve.

Si në vendet autoritare, Kryeministri Rama, kërcënon dhe nxit dhunë ndaj gazetarëve, duke i fyer, përndjekur dhe kërcënuar me padi gjyqësore.

Sot, diktatori i medias hesht për lirinë e shtypit, sepse i ka ditët e numëruara.

Liria e shtypit, është zemra e Demokracisë.

Gazetarët në Shqipëri të mos dekurajohen, fati i diktatorëve është i njohur…!

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: