TIRANE

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, ka denoncuar përmes fotove në facebook radhët në zyrat vendore të Arsimit.

“Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.” -shkruan Vokshi në posimin e saj.

Postimi i plotë:
Zyrat Vendore të Arsimit – vatra të mundshme përhapje të COVID19!!
Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë.
Prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.
Dështim total i Ministres së Arsimit Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.
Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg cdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19.
Pse Prokuroria nuk vepron??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb