Ata janë një nga çiftet më të dashura për publikun, ku spikasin, jo vetëm për zërin e ëmbël, por edhe mirësinë e pozitivitetin që përcjellin.

E kemi fjalën për Miriam Canin dhe Alban Skënderajn, të cilët, shpesh ndajnë momente nga përditshmëria e tyre, e nuk ngurojnë t’i shprehin fjalë të ëmbla njëri-tjetrit sa herë që i jepet mundësia.

Kështu ka bërë këngëtari i njohur në një nga fotografitë ku shfaqet me Miriamin. Kjo e fundit feston 36-vjetorin e lindjes, ndërsa Albani i shkruan:

“Gëzuar gjysma ime! Nuk mund të kisha përkrah në këtë jetë një bashkëshorte, shoqe dhe nënë më të mirë”.

Vlen për t’u përmendur se Miriam dhe Albani prej vitesh janë së bashku, e nga dashuria e tyre në jetë kanë ardhur dy fëmijë, Ameli dhe Duam.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb