TIRANE – Çifti Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një prej çifteve tw njohur më tw dashur Shqipëri.Ata kanë ditur si të fitojnë zemrën e të gjithëve dhe janë bërë shumë të dashur për publikun. Dashuria e tyre është kurorëzuar me vajzën e tyre Ameli, me të cilën çifti ndan çaste të bukura edhe për fansat në Instagram.

Untitled-3

Dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, Miriami e Albani e kanë shprehur gjithmonë edhe në këngët e tyre, edhe në postime të shumta në ‘Instagram’. Ditën e sotme këngëtari ka festuar ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij Miriami, ka vendosur ta urojë atë publikisht në ‘Instagram’ dhe ti shprehë dashurinë që ajo dhe e bija kanë për Albanin.

miriam

“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Te jesh i suksesshëm si njeri dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vetë. Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty”- shkruan Miriami në Instagram.


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: