Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollcaku ishte sot i ftuar në rubrikën opinion në News24, ku foli mbi stërvitjen “Albanian Lion 2018”.

Kollacku u shpreh se “Albanian Lion 2018” zhvillohet për herë të gjashtë për FA, por këtë viti Shqipëria është vend mikpritës.

“Ushtarakët tanë janë trajnuar bashkë me ushtarakë të Britanisë, Kosovës dhe Kroacisë. Zgjerimi i vendeve pjesëmarrëse është një risi. Morën pjesë mbi 1200 forca.Me qindra mjete të ndryshme të forcave detare këmbësore. Pra, është një stërvitje me një nivel shumë të nivel e zhvilluar për një periudhë të gjatë tre javore” – u shpreh Kollcaku.

Kollcaku u shpreh se cdo stërvitje kërkon një planizim në kohë, dhe planëzimi për këtë stërvitje ka nisur prej vitit të kaluar.

“ Cdo gjë deri tani ka vajtur ashtu si pritej, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë më ushtrime të vështira, janë veprime që kërkojnë shumë precizion dhe kujdes. Është abc-ja e punës sonë, pa stërvitje asgjë nuk mund të realizohet” –theksoi Kollcaku, ndërsa u shpreh se muaji shtator është kulmi i stërvitjes për FA-të.

“Ky është vit i vecantë. Kemi rënë dakord që të kemi një batalion të këmbësorisë së lehtë të gatshëm për aleancën, të vlerësuar, të certifikuar që mund të përdoret në gjithë spektrin e operacioneve. Ky batalion me përbërje mbi 1000 forca dhe mbi 200 mjete po vlerësohet dhe po monitorohet nga vlerësues të NATO-s që i vë vulën e certifikimit.” u shpreh ai.

Kollcaku tha se stërvitje kryhen në të gjithë muajt në kuadër të misioneve të NATO-s, të cilat kryhen në bazat tona detare, ajrore e tokësore, si në Bizë apo edhe në vend dislokime të tjera, por edhe jashtë shtetit.

Krahasuar me një vend aleat të NATO-s, Kollcaku tha se Shqipëria është një vend i vogël, por proporcionalisht është në disa operacione të NATO-s.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb