Albatros ka patur një lidhje të ngushtë me nënën e tij, dhe teksa u shfaq në studio një fotografi me të dhe vëllezërit, ai zbuloi se sa herë e sheh reflekton dhe kujton se edhe pse kishin shumë pak i gëzoheshin jetës.

Albatrosi rrëfeu se nëna e tij është larguar nga jeta për shkak të një sëmundje të keqe dhe ky ka qenë një moment i vështirë për të, “Një nga ato momentet kur njeriu përpiqet të nxjerrë leksione”, tha ai. E për të kaluar momente të vështira shkrimtari e ka gjetur forcën jo vetëm te shkrimi dhe leximi, por edhe të kërcimi. “Kur kërcej unë harroj dhe shkëputem nga gjithçka”, u shpreh ai.
Kërcimi erdhi në jetën e shkrimtarit në një moment të vështirë dhe ia kishte sugjeruar një miku i tij për të dalë nga situata në të cilën ai ndodhej, ku shkak ishte bërë lufta.

Albatros krijoi një atmosferë të veçantë dhe të bukur në studio, teksa zgjodhi të interpretojë disa vargje të një poezie të cilën e ka shkruar kur ka patur kontaktin e tij të parë me kërcimin, ku dhe u fiksua me një vajzë.

Ai ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën private, edhe te Ola preferoi të mos zbulojë asgjë, pasi për të privatësia është gjëja më e rëndësishme dhe nuk ka arsye që ai ta ndajë me të tjerët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb