TIRANE

Sytë e publikut shqiptarë janë ndalur mbrëmë tek Festivali i Këngës në RTSH. Kompeticioni muzikor i fundivit çon fituesin e tij në Eurosong, ndaj dhe interesi është gjithnjë i madh. Në gjysmëfinalen e djeshme publiku ka mbajtur frymën pezull në interpretimin brilant të Albërie Hadërgjonajt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kritikët, por edhe fansat kanë komplimentuar këngën dhe vokalin e këngëtares së mirënjohur. “Ku ta gjej dikë ta dua”, ishte kënga e fundit e Festivalit në mbrëmjen e djeshme që u mirëprit me duartrokitje nga publiku. Me tekst të Timo Fllokos dhe orkestrim të Adi Hilës, Albëria solli baladën, e cila është një nga pretendentet për ta fituar kompeticionin më të rëndësishëm muzikor.

Këngëtarja prej më shumë se dy dekadash ka konfirmuar se të kënduarit live është pika e saj e fortë. Një besnike e këtij Festivali, Albëria i është rikthyer skenës së madhe edhe njëherë, për të shpalosur talentin dhe vokalin e saj të mrekullueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb