Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj është bërë gjyshe për herë të parë, vetëm dy ditë pasi festoi ditëlindjen e saj. Agnesa, vajza e Albëries ka sjellë në jetë një vajzë, si fryt i dashurisë me Andi Prengën.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka bërë të ditur lajmin përmes “Instagram”, teksa ka postuar edhe një foto të vogëlushes, të shoqëruar me fjalët, “Dua ta ndaj gëzimin e madh me ju të gjithë! Dje erdhi në jetë mbesa ime, që më dha një emocion të papërshkrueshëm”.

Sigurisht komentet dhe urimet kanë qenë të shumta për këngëtaren e famshme, e cila nuk e ka fshehur ngazëllimin për faktin që bëhet gjyshe për herë të parë.

(m.k/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb