TIRANE

Prej disa vitesh, Albi Nakon nuk e kemi parë më si balerin, por vetëm si koreograf. Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up” ku foli për herë të parë për problemin shëndetësor që e detyroi të hiqte dorë nga kërcimi.

“Nuk jam në kërcim prej 6-7 vjetësh, sepse sigurisht që çdo profesion ka kostot e veta. Kam pasur një problem, një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë. Duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me radhë, gjërat përkeqësoheshin dhe u detyrova me mjekime popullore u riktheva. Por është një problem gjymtyrësh dhe unë nuk duhet të kërcej, madje as vrap nuk duhet të bëj. Këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e moshave të reja profesionale. Kjo më bëri të largohem nga skena. Më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej,” – është shprehur Albi, duke shtuar se ndonjëherë kërcen, por me rrezikun e kostove më mbrapa.

Koreografi preku pak edhe jetën private dhe lajmet që kanë qarkulluar për të. Ai theksoi se mediat spekulojnë sepse nuk ka bërë ndonjë lidhje zyrtare dhe lajme të tilla e kanë shoqëruar gjithmonë, jo vetëm vitet e fundit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: