TIRANE- Koreografi i njohur Albi Nako njihet për mbështetjen e tij profesionale ndaj bashkëshortes së tij, Klaudia Pepa, e cila po garon për çmimin e madh në spektaklin “Amici” të Maria De Filipi-t. Nako, me anë të një mesazhi në rrjetin social ‘Instagram’ i ka bërë një dedikim ‘të fortë’ gruas së tij.

‘O zot sa e bukur je,@klaudiapepa. Sa e thjesht, sa e mirë, sa e èmbël, sa e talentuar. Talenti dhe bravura jote i ka tërbuar mbështetësit e virgjëreshës Virginia. Por unë një gjë po i them këtyre….. Qe ti virgjëreshën e skuadrës tjetër e ç’virgjëron vetëm me shikim dhe e le me barrë vetëm me pështymë. Çfarë do qe te ndodhi dhe qe unë nuk do doja ta besoja, prap po te them qe ti ke fituar moralisht. Ne ketë bote ka njerëz qe i fitojnë shfaqjet me histori por humbasin mundësit pas saj, ndërsa ti me talentin tënd absolut do fitosh mundësit dhe njerëzit e duhur. Mundi, pasioni dhe sakrificat e tua qe e vogël do shpërblehen dhe për këtë te jesh e sigurt. Love You”, – mbyll mesazhin e tij balerini, duke e shpërndarë për të gjithë miqtë në rrjetet sociale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: