Gazetari Albi Xhunga, duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se mund të ketë gra, që janë dërguar me detyrim në Siri, kurse shtoi se kjo gjë duhet të provohet.

Xhunga tha se mbështet ngritjen e një gjykate ndërkombëtare për krimet në Siri, por shtoi se aktiviteti kriminal i luftëtarëve atje është i vështirë të vërtetohet.

“Shteti duhet të interesohet për të gjithë njerëzit, pavarësisht moshës. Gratë nuk do të donin që të linin fëmijët të vetëm. Duket e paqartë se çfarë ndodh me personat e rritur që kthehen në Shqipëri.

Thuhet se janë gra që janë dërguar të detyruara, por kjo gjë duhet të vërtetohet. Të provosh aktivitetin e tyre atje është pake  vështirë”, tha Xhunga.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb