PRISHTINE – Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, tha se fajin për atë që ndodhi sot e ka Qeveria dhe se, pa përmbushjen e kërkesave të protestuesve, nuk do të ndalen protestat.

Kurti tha se derisa nuk shkarkohet Jabllanoviçi dhe derisa nuk do të ketë një projektligj për Trepçën në Kuvend, nuk do të ndalen protestat. Sipas Express, “derisa nuk shkarkohet Jabllanoviçi, protestat do të vazhdojnë. Për hapat e mëtejshëm do t’ju njoftojmë në vazhdim”, ka thënë ai dhe ka shtuar se pa përmbushjen e kërkesve të protestuesve, nuk ndalet protesta.

Albin Kurti: Fajin për këtë që ndodhi sot e ka Qeveria

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme thotë se fajin për këtë që ndodhi sot, e ka qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se po të ishte shkarkuar Jabllanovici dhe të sillej projektligji për Trepçën në Kuvend ashtu siç ishte paraparë, nuk do të ndodhte kjo që ndodhi kjo.

“Po të ishte shkarkuar Jabllanovici, po të ishte sjellur ligji për Trepçën këto gjëra nuk kishin ndodhë. Pra përgjegjësinë për trazira i merr Qeveria”, tha ai.

Ai tha se protestat nuk janë politike por po bëhen për shkarkimin e një ministri që sic u shpreh Kurti, “po forcon Serbinë në Kosovë”.

Bëhet fjalë për shkarkimin e një njeriu që me deklaratat e tij politike po tregon se ka për qëllim ta forcojë Serbinë brenda Kosovës dhe ta rrënojë shtetin e Kosovës.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb