Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me eskortën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Musliu ka publikuar një video, në mbishkrimin e së cilës shkruan “Albin Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus”.

Postimi i deputetes Musliu ka marrë qindra komente, teksa disa nga komentuesit në postimin e Musliut kanë kujtuar deklaratën e Kurtit, i cili më 2013 thoshte “Ata kanë xhipa, ne duam trotuare”.

“Albin Kurti gjatë kthimit nga puna me autobus! Dt.27.10.2021”, shkruan ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: