Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale në vend.

Kurti thotë se zgjedhjet lokale nuk janë si ato qëndrore dhe përmirësimi me pandeminë nuk duhet të ndalet.

Ai gjithashtu theksoi se do të pajtohet me cilëndo zgjidhje që ofrohet, por kërkon të dëgjohet edhe mendimi i ekspertëve shëndetësorë.

“Jemi në vëzzhgim të situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Nuk janë zgjedhjet lokale sikur ato qëndrore. Nuk votohet njëjtë për kandidatë dhe ka edhe balotazh e nuk votohet vetëm në një raund. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë. Ne kemi shprehur qëndrimin si subjekt dhe duhet të presim që të përfundojë takimi konsultativ”, ka thënë Kurti.

Kosova ka planifikuar të mbajë zgjedhje më 17 tetor të 2021, por javët e fundit është përfolur për një shtyrje të zgjedhjeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb