TIRANË-Deputeti i Vetvendosjes në Kosovë ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në punimet e Kongresit të Partisë Socialiste. Në një intervistë për gazetaren e “News24”, Marsela Karapanco, nga salla e Pallatit të Kongreseve, Kurti dha vlerësimin e tij mbi të majtën dhe Partinë Socialiste në vencanti.

“PS besoj se është një parti e qendrës më shumë se e majtë dhe duhet të jetë më shumë e majtë se e qendrës”.


Sipas tij, kjo vjen sepse Partitë Socialiste kudo në rajon dhe Evropë po kalojnë një farë krize.
“Nuk i kam ndjekur shumë zhvillimet partiake, por besoj që e majta jo vetëm në Shëipëri, por dhe në rajon dhe Evropë po kalon një farë krize dhe është e domosdoshme që të ketë një diskutim si të kapërcehen këto kriza. Duhet që PS të intensifikojë bashkëpunimin me të majtën në tërësi dhe Kosovën në veçanti dhe duhet që shqiptarët me bujarinë e tyre fatkeqësisht dhe me varfërinë e tyre janë me orientim të majtë, por duhen drejtuar”.

I pyetur nëse ka një mendim mbi qëndrimet e z Ben Blushi mbi drejtimin e PS, Kurti tha se, “nuk e di, besoj që debati brenda subjektit politik më është i domosdoshëm dhe ky duhet të jetë më shumë për tema ideologji dhe jo për emra të përvecëm”.

Ndër të tjera Kurti theksoi se cdo zhvillim në Shqipëri reflektohet dhe në Kosovë, pasi shqiptarët jashtë Shqipërisë presin gjithmonë një shtet të fuqishëm që mbron të drejtat e tyre.
“Kosova ka probleme të mëdha, kemi Mitrovicën e ndarë, kemi Serbinë që kërkon të ndërtojë shtet brenda saj. Por ne duhet të reagojmë për problemet e kombit. Kosova është e Shqipërisë është tepër e vlefshme që t’ia lemë vetëm qeverisë së Kosovës.
Nuk e kam lexuar statutin e PS, por di që për shqiptarët jashtë Shqipërisë nevojitet një shtete sa më i fortë”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: