TIRANË

Drejtori ekzekutiv i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi ka pritur sot kreun e VV Albin Kurti teksa në një prononcim për mediat kërkoi mbështetje nga ai dhe Kosova për ndryshim në Shqipëri.

“Në emër të qendrës së LVV i shpreha urimet për fitoren historike që Albin Kurti dhe VV kanë marrë në Kosovë. Populli në Kosovë na dha të gjithëve një shembull për të ndjekur. Si qytetarë e aktivistë nga Shqipëria kemi kontribuuar dhe jemi angazhuar për ndryshime në Kosovë. Tani është momenti që Kosova dhe z Kurti të na mbështesin për ndryshim dhe në Shqipëri. Tre kandidatë të VV janë në garë për zgjedhjet e 25 prillit”, tha ai.

Abazi theksoi se të vërtetat që të tjerët i fshehin ne do t’i nxjerrim në pah. “Angazhimi ynë do jetë për drejtësi dhe kundër varfërisë. Shqetësimi kryesor lidhet me pandeminë. Qytetarët janë të lodhur me padrejtësitë. Tre dekada dmeokraci dhe ende Shqipëria nuk është futur në rrugën e zhvillimit ekonomik. politika e shëndetësisë publike qartazi ka dështuar”, deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: