KOSOVA

Ka përfunduar rrugëtimi i Albin Kurtit në krye të qeverisë së Kosovës dhe do të rikthehet aty ku ka qëndruar më shumë, në opozitë.

Në fillim mocioni i mosbesimit të LDK dhe tani vendimi i Gjykatës Kushtetuese për t’i hapur rrugë qeverisë së re LDK- AAK- Nisma bëjnë që Kurti të dorëzojë çelësat e qeverisë.

Por me hyrjen e qershorit mediat kosovare mësojnë se LVV do të fillojë me protestat dhe revoltat popullore. Vetëvendosja nuk bie dakord me vendimin e Gjykatës Kushtetuese teksa është e vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Data më e mundshme e një proteste nga LVV në Kosovë ëshë 5 qershori.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb