Kryeministri Edi Rama në një konferencë me gazetarët lidhur me situatën në veri të Kosovës, u shpreh se shqetësimi i tij lidhet me tkurrjen dramatike të këtij shteti në sytë e ndërkombëtarëve.

Rama tha se Kosova nuk kërcënohet nga Serbia, pasi kjo e fundit e ka humbur përfundimisht në 1999, dhe se tashmë nuk ka mundësinë as t’i prekë “një fije floku”.

E keni konsultuar dokumentin me Kurtin, dhe a mendoni se rrezikon varetë të shpallet non-grata nga SHBA?

Edi Rama: Nuk e kam konsultuar. Nuk hyj fare në këto sepse edhe nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse janë apo jo të vërteta, sa kohë nuk janë deklarata publike, por janë dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara por as të mohuara. Por, nuk është fati i Kurtit sot në lojë, por i republikës së Kosovës.

 

-Me Albin Kurtin e keni konsultuar dokumentin?

-Jo, jo

-Mendoni se ai rrezikon vërtetë të shpallet non-grata nga SHBA?

-Nuk hyj fare në këto sepse, edhe nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse janë apo jo të vërteta, sa kohë nuk janë deklarata publike, por janë dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara por as të pamohuara. Por, nuk është fati i Kurtit sot në lojë, por i republikës së Kosovës si e tërë. Dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe qeverisë së Kosovës dhe asgjë tjetër, por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë, sepse është kërcënim shumë i madh që nuk i vjen Kosovës nga Serbia por reduktimi i marrëdhënieve me aleatët në një nivel ku e humbura e madhe është Kosova. Ky është shqetësimi im.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb