KOSOVA

Pasi uli pagat për veten dhe ministrat, Albin Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.

Janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre bie në sy edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës.

Mendim Rugova, djali i të ndjerit Ibrahim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional dhe është i papunë prej qeverisë Kurti.

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb