PRISHTINE– Lëvizja e themeluar dhe aktualisht edhe e drejtuar prej tij ka qenë një ndër kritiket më të ashpra të qeverive të Kosovës në këtë dekadë të parë si shteti i pavarur.

Albin Kurti dhe Vetëvendosje, që prej fillimit kanë qenë një faktor i rëndësishëm, fillimisht shoqëror e tashmë edhe politik.

Por, ai po thotë se shpallja e Pavarësisë nuk ishte një hap përpara, por mbrapa.

“Nuk ishte vetëm hap përpara, por kishte edhe hap pas. Në dokumentin e Pavarësisë përmendet më shumë pako Ahtisari, që zvogëlon Pavarësinë. Nuk referohet ushtria, nuk referohen vuajtjet dhe lufta e bërë për të ardhur deri këtu. Është një deklaratë që sheh përpara, por harron disi se nga kemi ardhur deri këtu”, deklaroi ai për Tch.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb