Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shprehur sërish dëshirën për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, koalicioni “ideal” do të ishte ai me LDK-në.
“Vetëvendosje plus LDK, plus pakicat joserbe, do të behëj 77 deputetë. Madje nëse na shtohen edhe 3 të Nismës do bëhemi 80-të. Edhe për marrëveshjet ndërkombetare, kjo besojmë që është rruga e duhur përpara”, tha Kurti në RTK.
Ndërsa, ai tha se PDK-ja nuk “i duhet” në Qeveri, edhe pse Memli Krasniqin e kishte ftuar në takim për të dalë nga ngërçi. Sipas tij, vendi duhet të ketë opozitë, duke shtuar se nuk e përkrah idenë për Qeveri Tranzicionale.
“Nuk jam për qeveri tranzicioni, që e lënë Kosovën pa opozitë. Në demokraci duhet të kemi opozitë. Besoj që edhe një mandat minimalisht i duhet PDK-së të jetë në opozitë, mezi pas 20 vitesh e nxorëm në opozitë. Unë nuk e di pse gjithë ky zell i disa të atyre që janë në opozitë e nuk janë në PDK ta kthejnë PDK-në në qeverisje”, tha Kurti në RTK.
(BalkanWeb)