KOSOVA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është vaksinuar plotësisht ndaj COVID-19. Kurti është paraqitur për të marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Në fakt, Kurti dozën e parë të vaksinës e mori më 29 mars, kurse të dytën më shumë se 2 muaj më vonë.

Kryeministri ishte personi i parë që u vaksinua brenda Kosovës me një vaksinë ndaj COVID-19 një ditë pas ardhjes së dozave të para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb