ROMË

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka publikuar detaje për takimet, që ka realizuar në kryeqytetin e Italisë, në Romë. Ai pohon se në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Andrea Cascone. Kreu i LVV-së shprehet se në takim ka shprehur falënderim për rolin, përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën.

“Diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet shteteve në rajonin tonë, për sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme dhe mbështetjen që mund të japë Italia, si dhe për sforcimin e integrimit evropian si forcë demokratizuese”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kurti ka pohuar se thellimi i bashkëpunimit me fqinjin më të madh të Ballkanit perëndimor dhe me popullin mik italian do të jenë në agjendë të qeverisë së re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: