TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, mjeke në profesion bën një deklaratë të fortë, dhe akuzon disa depo framaceutike në Shqipëri që në vend që të shkatërrojnë medikamente shumë afër kadencës, iu ndryshojnë datën dhe i riheshin në tregun shqiptar.

Në një status në Facebook, Deda e quan këtë një skandal në tregun farmaceutik. “Disa depo farmaceutike marrin barna nga jashte ne prag te skadences dhe paguhen per ti shkaterruar ketu ne Shqiperi. Ju ndryshojne skadencen dhe i hedhin fillimisht ne treg duke rrezikuar jeten e pacienteve. Ulja e marzhit të fitimit për medikamentet ka sjellë që depot farmaceutike të orientojnë importimin e medikamenteve nga vendet e zhvilluara perëndimore drejt vendeve të lindjes apo aziatike si India. Duke qënë se grosistët mbi të gjitha bëjnë biznes për të mos dalë me humbje, veprojnë në ‘kuriz ‘ të cilesisë. Tregu shqiptar farmaceutik po mbushet me produkte të lira por aspak cilësore”,- thotë Deda.

albinaa

Sipas saj, është Qëndra Kombëtare e Kontrollit të Barnave ajo që nuk lejon importin e barnave cilësore në Shqipëri.

“Ka një larmishmëri medikamentesh të cilat janë shumë cilesore por që QKKB nuk i autorizon (nuk i jep të drejtë për ti importuar asnjë depo farmaceutike) për të hyrë në tregun shqiptar (advil, flagyl, medikamente apo kremra /pomada (ung) të ndryshme gjinekologjike, etj.). Mjekët i shkruajnë shpesh në receta duke bërë që të lulëzojë tregu nënbanak (futja kontrabandë e këtyre produkteve). Disa depo farmaceutike marrdhëniet me furnitorët e tyre jashtë i kanë në kushte ku firma shqiptare kontraktohet (duke u paguar) për ti marrë medikamentet për ti shkatëruar pasi janë shumë afër skadencës.
Produktet hyjnë në tregun shqiptar u behet ndryshimi i datës së skadencës mbi amballazhim dhe tregëtohen. Kjo eshte jo vetem abuzive por dhe kriminale”,- përfundon Deda.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: