Duket se jo vetëm Elsa Lila është e pakënaqur nga çmimi i marrë, por edhe bashkëpunëtorët e saj.

Këtë herë pas miqve dhe të njohurve të saj ka reaguar edhe dirigjenti që e shoqëroi në skenë. Me akuza të forta, Enrico Melozzi. “Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën”, shkruan në reagimin e tij Melozzi. Duket se pakënaqësitë e dirigjentit lidhen me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë, kënduar nga Albina Kelmendi dhe familja e saj.

Prej ditësh, Enrico Melozzi ka publikuar foto dhe video nga Tirana ku dhe gjendej për Festivalin e RTSH. Ai e ka shoqëruar Elsën në këngën e saj “Evita”, duke pasur pritshmëri edhe më të larta rreth këtij produksioni. Duket se edhe vetë artistja është zhgënjyer nga vendimi i publikut për të çuar në Eurosong Albinën dhe jo atë. Megjithatë artistja mundi të rrëmbente vendin e parë në këtë festival.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: