Në 9 dhjetorin e vitit të kaluar një shpërthim shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në Universitetin Epoka, fatmirësisht pa viktima. Dëmi ishte i rëndësishëm në godinë duke sjellë një kosto ekonomike jo të vogël për Universitetin Epoka.

Falë një kontrate sigurimi që ky institucion arsimor kishte me Albsig, nisi menjëherë procedura e kompanisë siguruese me grupet e punës për evidentimin e dëmit dhe rikthimin e tij në gjendjen fillestare. Drejtori i Departamentit Ligjor në universitetin ‘Epoka’ Niuton Mulleti thotë se falë mbështetjes së ALBSIG, përballimi i pasojave u bë më i lehtë.

“Ne si institucion kemi pasur bashkëpunim shumë të frytshëm me kompaninë Albsig dhe ky bashkëpunim doli edhe më tej në pak pas aksidentit që ndodhi në një nga mjediset e institucionit tonë në një orë të vonë të mbrëmjes, aksident që shkaktoi goxha dëme materiale. Fatmirësisht, në bazë të policës së sigurimit që institucioni ynë kishte me kompaninë Albsig, kjo kompani mbuloi shumicën dërrmuese të dëmeve materiale të shkaktuara nga aksidenti. Njëkohësisht duke marrë shkak nga kjo ngjarje në institucionin tonë ne do të dëshironim të apelonim dhe tek segmente më të gjera të shoqërisë sonë, përfshirë dhe biznese dhe kompani që ushtrojnë aktivitetin në vendin tonë që ta marrin me shumë seriozitet mundësinë e sigurimit të biznesit dhe të aktiviteteve të tyre”, deklaroi ai.

Drejtori i Departamentit Ligjor në universitetin ‘Epoka’ vë theksin te sigurimi jo vetë i biznesit, por edhe i banesave dhe shëndetit.
“Ne i kemi kushtuar gjithmonë rëndësi edukimit financiar të studentëve tanë me objektivin që këtë edukim financiar që përftojnë ta përçojnë në segmente më të gjera të shoqërisë sonë, duke qenë se sigurimi vullnetar është një dukuri relativisht e vonë në vendin tonë”, tha ai.

Dritan Kastrati, Zv.President i ALBSIG sh.a tha se mbështetja e tyre garanton vijimësinë e sigurt të një biznesi.
“Albsig si gjithmonë mbështet klientët e tij të siguruar. Në rastin konkret, në Universitetin Epoka kemi ndërhyrë në një kohë shumë të shkurtër me grupet tona të punës, duke e kthyer në një kohë rekord në gjendjen e mëparshme godinën e dëmtuar. Në mënyrë që Universiteti të vazhdojë aktivitetin e tij i pashqetësuar nga një ngjarje me dëm material dhe ekonomik të konsiderueshëm”, deklaroi Kastrati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb