Janet Jackson rikthehet në tregun muzikor me albumin “Unbreakable” i cili që në javën e parë të publikimit është renditur menjëherë në vendin e parë të klasifikimit të Billboard në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jackson kthehet pas shtatë vitesh mungesë në tregjet muzikore ndërkombëtare, kohë gjatë të cilës ajo përjetoi shumë ngjarje, si vdekja e të vëllait, mbretit të popit Michael Jackson, apo martesa e saj me miliarderin nga Katari Wissam Al Mana.

Në këtë album të suksesshëm Jackson ka bashkëpunuar me producentet Jimmy Jam dhe Terry Lewis me të cilët ka bashkëpunuar edhe në një sërë albumesh të tjera.

“Unbreakable” përmban 17 këngë të cilat sipas mediave amerikane nxjerrin në pah një vokal të ngrohtë dhe sensual, këngë të jashtëzakonshme R&B dhe një stil që vetëm Janet di të krijojë.

Ylli amerikan ndërkohë është kandiduar për çmimin “Rock and Roll Hall of Fame” për një karriere brilante që shtrihet në tre dekada.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: