“Thikat lëndojnë njësoi si të huajt ashtu edhe italianët. Në jemi të gjithë barabartë, fëmijë të perëndisë. Kjo më bën mua të apeloj për ndryshim të ligjit, pavarësisht për respektin që kam ndaj këtij vendi: pse është ende i lirë personi që gati vrau djalin tim?”

Kështu është shprehur Tonin Shpijati, babi i futbollistit 21-vjeçar shqiptar që u plagos dje në mëngjes me thikë nga dy persona, 30 dhe 36 vjeç, të cilët ende vijojnë të jenë të lirë.

“Ai është më mirë tani, por ende ka probleme në momentin që po flasim. Më besoni, dje ishte dita më e keqe e jetës time, kur më thanë se nuk e dinë nëse ai mund t’ia dilte …”

Më pas Tonini nuk i mban më lotët për djalin e tij. Ai prej 10 vitesh punon si punëtor në një fabrikë shkrirjeje. Albin Shpijati sipas mediave italiane u godit 3 herë me thikë, një herë në mushkëri, pastaj në stomak dhe në fund pak më poshtë barkut.

Ndërkohë policia italiane ka gjetur thikën e agresorëve dhe tani po kryen ekspertizën. Zëvendës prokurorja, Giulia Stignani, po mbledh provat për të ngritur më pas akuzën, pasi nuk është përcaktuar nëse do të jetë “plagosje e lehtë” apo “vrasje e mbetur në tentativë”.

“Ligji duhet të përmirësohet,”-vijon Tonini. “Me gjithë masakrën që bënë ndaj djalit tim ata janë ende jashtë…Është çmenduri.” Ajo që është më absurde është arsyeja e sherrit. “Unë mendoj se është për drogën”, shprehet 54-vjeçari. “Por djali im nuk e dinte…ai ndërhyri për të mbrojtur shokun. Nëse do ta dinte ai padiskutim që do të ishte më i kujdesshëm.”

Tonini rrëfen edhe historinë që i kanë treguar shokët e Aldit. “Ata më thanë se këta të dy donin të bënin sherr, filluan të ngacmonin dhe ofendonin një shok të djalit tim dhe në këtë pikë ai u kërkoi atyre të ndalonin, por kjo nuk ndodhi. Vijuan duke bërtitur me zë të lartë dhe më pas nga zëri kaluan te duart. Nga ajo që kuptova unë ata e filluan, por djali im reagoi dhe i goditi fort ato…Problemi është se ata të dy në këtë pikë përdorën thikën.”

Në këtë moment Tonini i buzëqesh gruas të tij, që sipas mediave italiane vijonte te dridhej në sallën e spitalit e rrethuar nga disa miq të Aldit. “Ejani mos u dorëzoni,”-thërrasin miqt e 21-vjeçarit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb