TIRANË

Ish-deputeti i PD-së, Aldo Bumçi ka qenë pranë banorëve në Shkozë, të cilët mëngjesin e sotëm janë përplasur me forcat e policisë për të mos lejuar prishjen e banesave të tyre.

Bumçi akuzoi qeverinë për dhunë dhe tha se kjo ndodh në mes të Europës në kohën kur pritet përgjigjja për negociatat.

“Ky është më keq se tërmeti. Kjo është një qeveri e dhunshme. Janë shoqëruar dy djem. Do qëndroj këtu në mbështetje të tyre. A është kjo zgjidhja. Banorët thonë sa kohë do rrimë të ngujuar. Çfarë është kjo në mes të Europës. Është diktaturë e një personi të vetëm që duhet rrëzuar një orë e më parë. Për shkak të kësaj sjellje të dhunshme po ikin njerëzit”, deklaroi Bumçi nga Shkoza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb