TIRANE – Aleanca KuqeZi i ka drejtuar 10 pyetje publike kryeministrit Edi Rama, për premtimet e pambajtura, që sipas AK-së, varfëruan popullin. Aleanca KuqeZi e pyet kryeministrin për 300 mijë vendet e reja të punës që premtoi në fushatën elektorale, për rritjen e pensioneve, rritjen e çmimit të karburanteve, etj.

“Ku janë 300 mijë vendet e reja të punës? Pse asnjë kompani e huaj nuk investon në Shqipëri? Pse gënjyet për rritjen e 650 mijë pensioneve? Pse rritët çmimin e karburanteve? Pse rritët çmimin e energjisë? Pse taksa progresive nuk pasuroi por varfëroi shqiptarët? Pse u ulën të ardhurat nga doganat dhe u pasuruan doganieret?”- thekson Aleanca KuqeZi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: