Qeveria britanike i ka bërë thirrje Koresë së Veriut t’i japë fund diskutimeve mbi shitjen e mundshme të armëve Rusisë.

Një zëdhënës britanik tha për Sky News së “Ne i bëjmë thirrje DPRK-së të ndërpresë negociatat e saj të armëve me Rusinë dhe të respektojë angazhimet publike që Pheniani ka marrë për të mos i shitur armë Rusisë. Kjo vizitë shërben për të nxjerrë në pah izolimin e Rusisë në skenën globale dhe ndërsa bota bashkohet kundër pushtimit të paligjshëm të Putinit në Ukrainë, ai është detyruar t’i drejtohet regjimeve të tilla si Koreja e Veriut.”

Kujtojmë se ditën e djeshme lideri i Koresë së Veriut, Xi Jinping, takoi presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë. Mes diskutimeve të tyre ishte dhe mundësia e një bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: