Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marrë një përgjigje nga Parlamenti Europian në lidhje me shembjen e TK.

Përgjigjia iu ka ardhur nga nënkomisioni PE për Drejtat e Njeriut, që thekson ndër të tjera se do ndjekë procedurat dhe hetimet për teatrin.

  • foto galeri

STATUSI I PLOTE
Sot kemi marrë këtë përgjigje për letrën tonë drejtuar Presidentit te Parlamentit Europian, hartuar dhe nënshkruar nga Znj. Maria Arena, Kryetare e Nënkomisionit të Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut. Europa është me ne!

I nderuar Zotëri,
Faleminderit për emailin tuaj të 3 Qershorit 2020 drejtuar Presidentit të Parlamentit Europian në lidhje me shembjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Unë po ju përgjigjem në cilësinë time si Kryetare e Nënkomisionit të Parlamentit Europian për të Drejtat e Njeriut.
Besoj fuqimisht se ruajtja e parimeve demokratike dhe të drejtave të njeriut, përfshirë këtu të drejtat kulturore përfshin ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe si pasojë, zbatimin e plotë të Konventës së UNESCO-së, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Organet parlamentare përkatëse të Parlamentit Europian, përfshirë Nënkomisionin për të Drejtat e Njeriut, po monitorojnë progresin në këto fusha. Kjo veçanërisht përfshin forcimin e institucioneve dhe praktikave demokratike në vend. Në këtë drejtim, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që të gjitha hapat e nevojshme nga Shqipëria po merren seriozisht në kontekstin e procesit të negociatave të një vendi për t’u anëtarësuar në BE. Rekomandimet tuaja në këtë drejtim janë të mirëseardhura dhe të vlerësuara vërtet.
Aktualisht, dhe si pjesë e masave të Parlamentit Europian për të penguar përhapjen e pandemisë COVID-19, seancat dëgjimore të Komisionit janë ende të kufizuara. Prandaj, unë kam marrë lirinë e transmetimit të emailit tuaj te eurodeputetja Znjsh. Isabel Santos, Raportuese e Përhershme për Shqipërinë, Komisioni i Parlamentit Europian për Punë të Jashtme dhe Z. Manolis Kefalogiannis, Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, të cilët i monitorojnë nga afër të gjitha çështjet që lidhen me vendin tuaj.
Më lejoni t’ju siguroj se Nënkomisioni për të Drejtat e Njeriut do të vazhdojë të ndjekë procedurat ligjore dhe hetimet në lidhje me çështjen e ndërtesave të Teatrit Kombëtar, me qëllimin për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri.
E juaja sinqerisht,
Maria Arena
Cc:
– Znjsh Isabel Santos, Raportuese e Përhershme për Shqipërinë, Komiteti për Punët e Jashtme
– Z Manolis Kefalogiannis, Bashkëdrejtues i Komisionit Parlamentar të Stabilizim dhe Asociimit BE-Shqipëri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb