TIRANË

Aleanca për Teatrin i kërkon Kontrollit të Lartë të Shtetit që të procedojë me një kërkesë pranë SPAK për vendosjen e sekuestros mbi truallin dhe projektin e teatrit kombëtar.

“Ne jemi përpara kushteve që vetë KLSH në funksion të intereseva publik duhet të këkrojë përpara spak sekuestrimin e të gjitha këtyre objekteve për të cilat ne kemi kërkuar prej gati 1 viti e gjysëm, por dhe ne e gjykojmë që disponizimi i tyre për personat e kallëzuar do ndikojë negativisht në buxhetin e shtetit” tha Kalaja.

Për aktorin Edmond Budina nisur nga situata e parikuperueshëm në dëm të Buxhetit të Shtetit, nisur dhe nga kallëzimi që KLSH ka depozituar kundër Institutit të Trashëgimisë Kulturore aleanca sipas tij nuk do të heq dorë nga kërkesat për ndërtimin e teatrit Kombëtar aty ku ka qenë me të njëjtat parametra.

“Jemi ketu per te ngritur zerin qytetare për të thënë që me pronën publike nuk mund të luhet ashtu si ju do qejfi pushtetareve mafioz te ketij vendi teatri te ndertohet ashtu sic ishte dhe ku ishte ne baze të ligjeve të këtij vëndi.” u shpreh Budina.

Me moton “Teatri, ku dhe siç ishte” anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë dorëzuar në SPAK deri me tani 16 kallëzime per cështjen e teatrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: