SHKODRA

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas Tiranës, Durrës vijon në Shkodër me protesta sensibilizuese për të mbledhur firma për peticionin.

Ky është qyteti i tretë ku ndalet Aleanca teksa vetëm të dielën u shemb godina e Teatrit Kombëtar.

Aleanca kërkon rindërtimin e godinës siç ishte në të njëjtin truall dhe për këtë po mbledh firmat për një peticion kurse vijon me protestat edhe në Tiranë.

Gazetari Senad Nikshiqi thotë se firmat po mblidhen në oborrin e Teatrit ”Migjeni”, artistët e të cilit e kanë mbështetur iniciativën e kolegëve të tyre në Tiranë. Teksa një grup me unifroma blu po vëzhgojnë situatën afët këtij Teatri në Shkodër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb